top of page
Projekti Ester



Kam kënaqësinë t'ju prezantoj projektin tim të parë të fotografisë, të titulluar "Ester", koleksion i vitit 2022. Kjo nismë e re, e merr titullin “Ester” nga emri i mbesës time, e cila është edhe frymëzimi i këtij projekti, i cili vjen te ju në formën e një blloku shënimesh, me kopertinë një nga fotot e mia më të vlerësuara.
Ky bllok shënimesh unik, ka për synim promovimin e Liqenit të Shkodrës, Pelikanëve Kaçurrel dhe sugjeron një ndjeshmëri, sa artistike, aq edhe natyrëdashëse, duke e transformuar atë në një vepër arti ne duart tuaja.
bottom of page